-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zv. ministrja e Bujqësisë: Nuk do të lejohet tregëtimi i shpendëve te gjallë në Durrës, Korçë dhe Dibër

Kryesoret

Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi, gjatë një deklarate mbi situatën e gripit të shpendëve në Shqipëri, theksoi se nga studimet nga studimet e bëra nuk është konstatuar që sëmundja të transmetohet te njeriu nga konsumi i nënprodukteve të shpendëve.

Gjithashtu ajo theksoi se po merren të gjitha masat që shpendët e sëmurë më grip të asgjësohen dhe po zbatohet urdhri për marrjen e masave kufizuese për parandalimin e sëmundjes së influencës haviare.

“Urdhri ndalon shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në këto qarqe si dhe lëvizjen e shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla.  Policia e shtetit, prefektët dhe kryetarët e këtyre 3 bashkive por dhe të gjithë territorit të Shqipërisë janë në bashkëpunim të ngushtë me ne për të ndaluar çdo tentativë të shkeljes së ligjit.  Nga kontrollet e ushtruara nga AKU në të gjithë territorin e vendit deri tani nuk janë evituar shkelje’, vijoi Gjeci.

Në fund ajo garantoi se nuk ka asnjë rrezik nga mishi dhe vezët në treg për të gjithë konsumatorët.

“Më lejoni të shfrytëzoj ekranet tuaja dhe këtë komunikim për t’ju drejtuar konsumatorëve se nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu dhe për vezët të cilat i blini nga operatorët e licencuar dhe produktet janë të kontrolluara.  Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius si është dhe procedura normale e gatimit.  Në faqet e ministrisë së bujqësisë, autoritetit kombëtar të ushqimit si dhe të autoritetit kombëtar të veterinarisë mund të gjeni informacionin e nevojshëm në ueb-faqet tona zyrtare’, përfundoi deklaratën për mediat zv. ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit