-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenerali ukrainas vetëofrohet si peng në këmbim të fëmijëve të Mariupolit

Kryesoret

Mes përshkallëzimit të luftës Rusi-Ukrainë dhe Mariupoli duke marrë goditjen maksimale të forcave të Moskës, një gjeneral i policisë ukrainase, Vyacheslav Abroskin, është ofruar si peng i trupave ruse në këmbim të evakuimit të fëmijëve nga qyteti port.

Sipas postimit në Facebook, Abroskin u bëri thirrje pushtuesve rusë, “më jepni mundësinë të nxjerr fëmijët nga Mariupol, në vend fëmijëve, ofroj veten time”.

“Unë jam një gjeneral policie që organizova drejtpërdrejt një protestë kundër jush në Donetschin nga viti 2014 deri në 2018. Jam i përfshirë në listën tuaj të sanksioneve. Jam në kërkim nga ju. Ju organizuat një përpjekje për të eliminuar. Dhjetëra prej jush u vranë dhe mijëra ndihmës tuaj u arrestuan në praninë time”, shkroi ai.

“Jeta ime më përket vetëm mua dhe unë e ofroj atë në këmbim të jetëve të fëmijëve që kanë mbetur ende në Mariupol”, mbyll thirrjen gjenerali i policisë.

Pas kësaj, shumë njerëz i kanë komentuar në postimin e tij në Facebook dhe “tani ka oficerë që janë gati të shpëtojnë fëmijët së bashku si ekip dhe pastaj të dorëzohen”, shkruan media ukrainase Hromadske.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit