Për kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, Ukraina me siguri mund të fitojë.
“Mendoj se Ukraina me siguri mund të fitojë”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve “BBC”.
“Nuk jam optimist se Putin-i dëshiron paqen”, ka thënë ai.
Sipas tij, Putin-i nuk e ka pasur idenë se ukrainasit do të rezistonin dhe se e ka keqkuptuar plotësisht se çfarë është Ukraina.
Në vend që ta shuante si komb, Putin-i e ka forcuar Ukrainën. Dhe nuk mund ta nënshtrojë, ka ravijëzuar kryeministri britanik.
Johnson ka pohuar se nuk është “optimist” që Putin-i dëshiron vërtet paqe.
“Mendoj se ai ka vendosur të përpiqet të bombardojë rëndë dhe të rrethojë qytetet e mëdha të Ukrainës në mënyrën që ai është përpjekur të bëjë gjithmonë si me rastin e Grozny-t”, ka shtuar ai.