Ministria e Financave, Delina Ibrahimi është përpjekur të sqaroi ditën e sotme në lidhje me deklaratën e saj të disa javëve më parë, ku u shpreh se me 140 euro në muaj në je i varfër.
Këtë herë ajo ka hequr përgjegjësinë nga vetja duke thënë se ka cituar shifrat e INSTAT-it, dhe nga 140 euro e ka çuar shifrën në 126 euro.
“Ju bëtë një referencë për minimumin jetik në asnjë moment unë nuk kam deklaruar minimumin jetik. Më është bërë një pyetje për një tregues statistikor që publikohet nga INSTAT që i takon kufirit të varfërisë dhe iu jam referuar kufirit të varfërisë të llogaritur nga INSTAT që për frymë është 126 euro, mund t’i referoheni INSTAT me mënyrën e llogaritjes së tyre që është metodologji e eurostat që aplikohet në gjithë vendet e rajonit pra nuk jam shprehur për llogaritje të ministrisë së financave dhe ekonomisë por për një tregues statistikor të publikuar nga INSTAT“, u shpreh Ibrahimaj.