Pjesëmarrësit në “Oscars 2022” janë akoma të frikësuar se do të humbasin ceremoninë ndërkohë që po presin rezultatet e testit PCR, përpara ngjarjes të së dielës.
Për të marrë pjesë në shfaqjen e çmimeve, e cila po rikthehet në Dolby Theatre pas një situate më të qetë me COVID-19 duhet të rezultojnë negativë për virusin.
Prezantuesit dhe interpretuesit nuk do të duhet të vaksinohen, por do të duhet të tregojnë se kanë rezultuar negativisht për virusin.
Një burim i brendshëm nga agjentët e fuqisë së Hollivudit, United Talent Agency tha për The Sun : ‘Të gjithë ndihen në ankth për momentin. Është një kohë vërtet e vështirë veçanërisht për yjet dhe kandidatët kryesorë, duke ditur se kjo mund të jetë shansi i tyre i vetëm për tu nderuar.
Shoqërimi në ngjarje gjatë gjithë javës është padyshim një pjesë kryesore e festimeve, por ekziston frika se dikush mund të marrë Covid thjesht duke qëndruar me një person të infektuar.”