Ditën e sotme, një fermë në fshatin Plasë të Korçës ka njoftuar për ngordhjen e 360 zogjve.
Ata kishin ngordhur gjatë 2 ditëve të fundit, por ende nuk është konfirmuar nëse kanë qenë të prekur me gripin e shpendëve.
Korça u fut në vatrën e prekur nga gripi i shpendëve, pasi 2 ditë më parë buzë liqenit në Devoll u gjenden 3 pelikan kaçurrel të ngordhur.