-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sejko për rritjen e çmimeve: Lufta ka ndikuar, por një gjë e tillë pritje për 2022

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është shprehur se pasojat e luftës në Ukrainë do t ndihen edhe në Shqipëri, por që kjo rritje çmimesh ishte e parashikuar para pushtimit rus.

Në takimin e zhvilluar dje me delegacionin e Bankës Botërore, Guvernatori u ndal në rritjen e çmimeve që ka prodhuar konflikti, si edhe masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në përgjigje të kësaj situate.

“Inflacioni ka shfaqur tendencë rritëse gjatë tremujorit të parë të vitit dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se ai do të qëndrojë mbi objektiv gjatë pjesës më të madhe të dy viteve në vijim. Në këtë kuadër, Banka vendosi të përshtatë nivelin e stimulit monetar në ekonomi, duke rritur normën bazë të interesit në nivelin 1.0 për qind”, tha Sejko.

Sipas të dhënave të Instat, për muajin shkurt inflacioni arriti në nivelin 3.9 për qind, më i larti në një dekadë. Ndërsa për pjesën e mbetur të vitit pritet të arrijë deri nga 5 deri në 6 për qind. Rënia apo rikthimi në objektiv sipas Bankës së Shqipërisë parashikohet të jetë në 3-mujorin e fundit të vitit që vjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit