-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/U mendua se u tërhoqën, trupat ruse luftojnë në Kiev

Kryesoret

Trupat ruse kanë hyrë në qytetin e Slavutych, në veri të Kievit, një lëvizje që ka shkaktuar protesta në mesin e qindra civilëve ukrainas.

Të shtunën, Oleksandr Pavliuk, kreu i administratës rajonale të Kievit, tha se “pushtuesit rusë hynë në Slavutych dhe morën spitalin e qytetit”.

Ndërsa kryebashkiaku i Slavutych, Yuri Fomichev, u kërkoi banorëve të dilnin në sheshin e qytetit me simbole ukrainase për të “treguar pozicionin e tyre”.

Qindra njerëz dolën duke brohoritur “Slavutych është Ukrainë” dhe “Lavdi Ukrainës” në sheshin kryesor. Një flamur i madh ukrainas u shpalos.

Më pas CNN raporton se u dëgjua shpërthimi i të paktën 3 grantave. Më vonë turma lëvizi në shesh dhe u dëgjuan të shtëna të forta.

Pavliuk tha gjithashtu se “sipas informacioneve të fundit, kryebashkiaku Yuri Fomichiv është rrëmbyer nga pushtuesit”.

Hyrja e trupave ruse në Slavutych vjen pas disa ditësh bombradime të qytetit, i cili ndodhet pranë lumit Dnieper, rreth 150 kilometra në veri të Kievit dhe afër kufirit me Bjellorusinë.

Sipas zyrtarëve lokalë, qyteti ka qenë i izoluar pothuajse që nga fillimi i pushtimit rus.

Slavutych u ndërtua për punëtorët e centralit  bërthamor të Çernobilit pasi katastrofa e vitit 1986 e bëri zonë të pabanueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit