Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është shprehur se ushtria e tij i ka dhënë një goditje të fortë forcave ruse.
Ai gjithashtu theksoi se mes dy vendeve duhet të ketë bisedime serioze në mënyrë që t’i jepet fund luftës.
Ndërsa përsëriti kushtet për të cilat Ukrainë ka qenë e vendosur që në fillim, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial.
Zelensky falënderoi gjithashtu ukrainasit që janë bërë bashkë dhe kanë luftuar kundër pushtimit rus.
“Gjatë javës së kaluar, forcat tona të armatosura heroike i kanë dhënë armikut goditje të fuqishme, humbje të konsiderueshme. Ai tha se më shumë se 16,000 rusë janë vrarë, duke përfshirë komandantë. Forcat e armatosura vazhdojnë të zmbrapsin sulmet e armikut, në jug të vendit, në Donbas, në drejtim të Kharkiv dhe në rajonin e Kievit”, tha Zelensky.