-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arjola akoma s’ka hyrë në shtëpinë e re: Tani po bëj projektin, oferta dhe probleme

Kryesoret

Aktorja Arjola Demiri ende nuk ka hyrë në shtëpinë e re që i dhuroi “Big Brother VIP”. Demiri tha se ka bërë projektin e se puna ka nisur, por kërkon kohë që të përfundojë. Tashmë, aktorja tha se po vendos për ngjyrën e kuzhinës dhe të dhomave.

“Ka pasur situata shumë të forta që kanë ndikuar në psiqikën time, por nuk jam gati për të folur dhe janë gjëra të cilat i kemi thënë shumë herë. Jam shumë krenare për televizionin në të cilin punoj, për dhuratën, jam shumë falenderuese.

Shtëpia është në ndërtim. E kam bërë projektin, në mendje i kam të gjitha detajet. Po vendosim për ngjyrën e kuzhinës dhe të dhomave.

Ofertat? Me Kosovën kam pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushtë, bëhet fjalë për dy emisione televizive, për serialin “Sha je be tu folën?” Besoj se këto janë mjaftueshëm në këtë moment. Jam shumë e lumtur padiskutim.

Edhe me Ilirin e Monikën kam raport shumë të mirë. Dje kisha një rol me Monikën në Portokalli. Dalja ka qenë me rikuperim më të vështirë, por marrëdhënia me Monikën ka qenë ajo që ka qenë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit