-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

G7 refuzon të paguajë karburantet me rubla

Kryesoret

Ministri gjerman i Energjisë, tha se grupi i shtatë vendeve më të industrializuara është pajtuar që të refuzojë kërkesën e Rusisë që të paguajë me rubla për energjinë ruse.

Ministri Robert Habeck u tha gazetarëve të hënën se “të gjithë ministrat e G7-ës janë pajtuar se pranimi i kësaj kërkese do të ishte shkelje e kontratave ekzistuese”.

Ai tha se pas një takimi online të ministrave të Energjisë të G7-ës, ata u pajtuan që “pagesa me rubla nuk është e pranueshme dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha kompanive të prekura nga kërkesa [e presidentit rus, Vladimir] Putin të mos e zbatojnë atë”.

Ky njoftim vjen pasi Putin urdhëroi Bankën Qendrore ruse, Qeverinë dhe Gazpromin që deri më 31 mars të prezantojnë propozimet për pagesën e gazit me rubla ruse nga “shtetet jomiqësore”, përfshirë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.

Më 28 mars, Kremlini tha se Rusia po punon për metodat e pagesave për eksporteve të saj të gazit dhe do të ndërmarrë vendime karshi vendimit të evropianëve që po refuzojnë të bëjnë pagesa me monedhën kombëtare ruse.

“Ne nuk do t’i furnizojmë falas me gaz, kjo është e qartë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Më 23 mars, Putin njoftoi se Rusia do të zbatonte ndryshime dhe do të ndalonte së pranuari pagesa në valutat që “janë kompromentuar”. Ky njoftim do të thotë se shtetet evropiane, që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, përfshirë edhe Britaninë, Kanadanë, Zvicrën, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë me rubla për gazin natyral rus.

Ndërkaq, më 25 mars, gjatë një takimi të liderëve të BE-së, nuk pati një qëndrim të përbashkët për këtë kërkesë të Rusisë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit