Tre fëmijët e mitur që ishin denoncuar në Prizren si të humbur janë gjetur sot në Prishtinë. Policia e Kosovës bën me dije se ata kishin vjedhur në makinë në Prizren dhe me të kishin shkuar në Prishtinë.
“Pas një pune hetimore është arritur të identifikohet vendndodhja e tyre, të cilët janë gjetur në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë, pastaj të njëjtit janë shoqëruar në Prizren dhe janë intervistuar në praninë e prindit që e ka raportuar rastin.Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë mjaft e mirë, mirëpo gjatë intervistimit ata kanë deklaruar se ditën kur i ka raportuar prindi si persona të zhdukur, të njëjtit kanë kryer një vepër penale, pra e kanë vjedhur një veturë dhe me të kanë udhëtuar për në Prishtinë”, tha Gashi.