-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kremlini: Bisedimet Rusi-Ukrainë mund të nisin më 29 mars

Kryesoret

Kremlini tha se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Turqi të martën, më 29 mars, dhe se sipas Moskës, është e rëndësishme që të ketë takime sy më sy, pasi siç tha ka pasur mungesë të përparimit në bisedime deri më tani.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan që Stambolli të ishte nikoqir i rundit të ri të bisedimeve, që Turqia shpreson se do të çojë në një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë.

Turqia tha se bisedimet mund të nisin të hënën, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ka pak gjasa që negociatorët të arrijnë në Turqi të hënën.

“Përderisa ne nuk mund dhe nuk do të flasim për përparim në bisedime, fakti qëndron se takimet sy më sy janë të rëndësishme”, tha Peskov.

“Ne kemi politikë që të mos tregojmë informacione për bisedimet sepse mendojmë se vetëm mund të dëmtojnë procesin negociator”.

Deri më tani, sipas Peskov, nuk është arritur ndonjë përparim në bisedimet me Ukrainën, apo për idenë për një takim të mundshëm midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndërkaq, edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur për takimin e mundshëm Putin-Zelensky. Ai tha se do të ishte kundërproduktive që një takim i tillë të mbahej tani, duke shtuar se liderët duhet të takohen kur dy palët të arrijnë përparim në bisedime.

“Një takim ndërmjet Putinit dhe Zelenskyt është i nevojshëm sapo ne të jemi afër zgjidhjes së të gjitha çështjeve kyçe”, tha Lavrov gjatë një interviste për një media serbe.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ndërkaq, më 25 mars, Moska bëri të ditur se do të fokusonte luftën e saj në rajonet lindore ukrainase, teksa inteligjenca perëndimore thotë se përparimi i trupave ruse ka ngecur gjerësisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit