-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pesë punonjëse të fasonerisë në spital, policia jep detaje

Kryesoret

Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me helmimin e punonjësve të një fasonerie në këtë qytetet.

Policia bën të ditur se mesditën e së hënës janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë.

Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më herët, punonjëset deklaruan se brenda ambienteve të fasonerisë ishte hedhur bar miu, që si duket ka shkaktuar të vjella dhe gjendje të fikëti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit