Ajo që mbeti kryefjala në natën e çmimit “Oskar” ishin dhe veshjet e vipave, por disa prej tyre ishin dizenjuar nga stilistë shqiptarë.
Modelja Jordyn Woods u vesh nga stilistja e njohur tashmë në Amerikë, Fjolla Nila.
Po ashtu edhe stilisti i njohur nga Kosova Valdrin Sahiti, mori pjesë me dy veshje, atë të Anastasia Karanikolaou dhe Tiffany Haddish.
Kujtojmë se edhe në “Critics’ Choice Awards 2022”, Valdrin Sahiri punoi veshjen e aktores Angelica Ross.