-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

30 sulmues ukrainas të pasionuar pas dronëve mposhtën mega-kolonën e tankeve ruse në hyrje të Kievit

Kryesoret

Kolona 60 kilometra e tankeve ruse e vendosura në hyrje të Kievit, që ishte përgatitur për të sulmuar kryeqytetin e Ukrainës, u ndal nga një ekip i vogël prej 30 operatorësh të dronëve dhe forcave speciale.

Sipas ‘The Guardian’, operatorët e dronëve ishin pjesë e njësisë së zbulimit ajror ‘Aerorozvidka’, e krijuar tetë vjet më parë dhe e përbërë nga specialistë IT dhe nga vullnetarë të apasionuar pas dronëve. Pikërisht kjo njësi ishte thelbësore për rezistencën ukrainase. 

Ndërsa BE dhe NATO vazhdonte furnizimin e ushtrisë së Kievit me armë, ‘Aerorozvidka’ përdori financimin nga vetë qytetarët e Ukrainës, duke siguruar të gjithë komponentët e nevojshëm, nga modemet e avancuar te kamerat e imazhit termik.

Në krye të njësisë është nënkoloneli Yaroslav Honchar dhe është ai që tregon se si ekipi i vogël iu afrua mega autokolonës ruse për ta sulmuar.

‘Kjo njësi e vogël shkatërroi dy-tre automjete në krye të kolonës. Në dy netët në vijim ata më pas shkatërruan shumë automjete”. Kështu, rusët vendosën të ndajnë kolonën në njësi më të vogla në përpjekje për të bërë përparim drejt kryeqytetit, por i njëjti ekip sulmues ishte në gjendje të organizonte një sulm në depon e tyre të furnizimit, duke paralizuar aftësinë e rusëve për të përparuar. 

“Grupi i parë i forcave ruse ngeci pa ngrohje, pa naftë, pa bomba dhe pa gaz. Dhe gjithçka ndodhi falë punës së 30 personave,” – shtoi Honchar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit