Çmimet e naftës ranë ndjeshëm këtë të martë pasi Rusia tregoi se do të reduktojë sulmin e saj në pjesë të Ukrainës.
Zhvillimet lehtësuan frikën e furnizimit me energji që çoi në rritje të çmimeve të naftës në fillim të këtij muaji.
Nafta amerikane ra me 6.4% në 99.25 dollarë për fuçi në tregtimin e fundit. Nafta e papërpunuar Brent, standardi botëror, humbi 5.4% në 106.43 dollarë për fuçi.
Pas bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës të martën, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin tha se Ministria ruse e Mbrojtjes ka vendosur të “zvogëlojë në mënyrë drastike armiqësitë” në Kiev dhe Chernigov, sipas medias shtetërore RIA.