-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irlanda dëbon katër diplomatë rusë

Kryesoret

Irlanda ka vendosur të dëbojë katër diplomatë rusë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, kur thirri ambasadorin e Moskës në Dublin.

Sakaq, vndimi është marrë në përputhje me dispozitat e nenit 9 të Konventës së Vjenës (1961) për marrëdhëniet diplomatike.

Më herët, një vendim i ngjashëm ka ardhur edhe nga Belgjika, e cila ka dëbuar 21 diplomatë rusë.

Kurse Holanda ka bërë me dije të njëjtën gjë për 17 diplomatë të tjerë.

Në të dyja vendet evropiane, arsyeja e dëbimit kanë qenë akuzat mbi spiunazh prej këtyre diplomatëve.

Por edhe në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar të hënën e 28 marsit dëbimin e pesë diplomatëve rusë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit