-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Itali ngritën pikëpyetje, ambasada: Nuk do ta harrojmë kurrë ndihmën e Shqipërisë gjatë pandemisë

Kryesoret

Një ditë më parë, mediat italiane ngritën pikëpyetje mbi ndihmën e dhënë 2 vite më parë nga Shqipëria për të luftuar pandeminë e koronavirusit, kur në atë kohë qeveria dërgoi një grup prej 30 mjekësh e infermierësh.

Ndërkohë, këtë të martë, dy vite nga dita kur Shqipëria dërgoi grupin e mjekëve, ambasada italiane në Tiranë ka falënderuar vendin tonë për ndihmën e dhënë në ditë të vështira, duke theksuar se nuk do të harrohet kurrë.

“Kanë kaluar dy vjet nga dërgimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali për të luftuar COVID. Italia dhe italianët nuk do ta harrojnë kurrë atë gjest plot dashuri, solidaritet dhe bujari. Faleminderit vëllezër dhe motra shqiptare!

Edi Rama, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të bashkuar mundemi. Faleminderit special”, mbyllet postimi i ambasadës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit