-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pesë kostumet me ngjyra të ndezura që do të jenë shumë trend këtë pranverë

Kryesoret

Kostumet nuk janë më vetëm për rastet solemne siç visheshin dikur dhe jo vetëm me taka apo këpucë.

Trendi ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë dhe kostumet, të cilat nuk dalin kurr nga moda thjesht kanë ndryshuar kombinimin dhe viteve të fundit ngado kemi parë vajza me atlete dhe kostume që dikur cilësoheshin elegante.

Por këtë pranverë trendi i ri fokusohet tek ngjyrat e ndezura dhe janë pesë ato që do të dominojnë muajt e ardhshëm.

1. Rozë për çdo rast

Me një kostum rozë do të dukeni tërheqëse dhe femërore. Këtë kostum mund ta kombinoni pothuajse me gjithçka – këpucë, atlete, taka, këmishë dhe bluzë.

2. Kostum disa numra më të mëdhenj

Ky kostum shumë komod dhe i përditshëm, nuk është i rezervuar vetëm për raste biznesi. Mund ta vishni si në variantin e ditës ashtu edhe në atë të mbrëmjes.

3. Një kostum portokalli është gjithmonë një zgjedhje e mirë

Kostumet në ngjyra të ndezura ju japin mundësinë të eksperimentoni dhe në këtë mënyrë vetë të krijoni një stil mbresëlënës.

4. Kostumi i verdhë si sinonim i pranverës

E verdha dhe e zeza janë dy ekstreme që shkojnë në mënyrë perfekte së bashku. Nëse ju pëlqejnë kombinimet me një ngjyrë, por gjithsesi dëshironi të sillni pak freski në stilin tuaj, atëherë ky kombinim është ideal për ju.

5. Gjithmonë në trend – blu mbretërore

Kostumi i kaltër është një klasik dhe sigurisht që nuk do të gaboni nëse zgjidhni atë në ngjyrë blu mbretërore. Është ideale për t’u kombinuar me veshje në nuanca të ndryshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit