-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia zbulon hotelin që rriste kanabis në Malësinë e Madhe, arrestohen 4 persona

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 persona, të cilët dyshohet se kishin lidhje për kultivimin e kanabisit në dy godina në Malësinë e Madhe.

Policia e shtetit ka bërë të ditur se ka zbuluar dy mjedise të mbyllura laboratorike, në të cilat kultivohej lëndë narkotike kanabis sativa. Bëhet fjalë për një hotel në lagjen Culaj të qytetit të Koplikut dhe mjedisi i dytë është në fshatin Bogiq të njësisë Qendër, të dyja pjesë e territorit të Bashkisë Malësi e Madhe. Për dy të ashtuquajturat “shtëpi bari”, forcat e Policisë së Malësisë së Madhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Shkodrës kanë arritur që të ndalojnë në total katër shtetas, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari.

Në këtë mënyrë, të ndaluar janë dy shtetas, njëri i dyshuar si i përfshirë në kultivimin e bimëve te hoteli në Culaj të Koplikut dhe tjetri për mjedisin tjetër në fshatin Bogiq të njësisë Qendër.

Po ashtu, sipas burimeve policore, mësohet se të ndaluar janë edhe dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike në Malësinë e Madhe, konkretisht me detyrë elektricistë, të dyshuar si të përfshirë.

Dy elektricistët, sipas Policisë, ka dyshime se nuk kanë raportuar lidhur me konsumimin e madh të energjisë elektrike në dy mjediset “shtëpi bari” në Malësinë e Madhe.

Megjithatë, të dy punonjësit e OSHEE kanë mohuar se kanë lidhje me këtë veprimtari të kultivimit të lëndëve narkotike në dy mjediset laboratorike të prodhimit të cannabis sativa.

Përveç katër të ndaluarve, Policia e Malësisë së Madhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme bimësh narkotike, të cilat ndodheshin në të dy mjediset e zbuluara nga efektivët. Sipas burimeve, Policia kishte disa kohë që hetonte përmes metodave speciale, duke ardhur deri te goditja e kësaj veprimtaria kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike.

Po ashtu, mendohet se të përfshirë janë edhe persona të tjerë dhe Policia po heton për të zbardhur të plotë këtë veprimtari dhe për të vënë në pranga të gjithë të dyshuarit.

Dy mjediset laboratorike të kultivimit të cannabisit janë zbuluar rreth orës 13:00 të 28 marsit në Malësinë e Madhe. Në të dyja “shtëpitë e barit” kanë mbërritur forca të shumta Policie bashkë me drejtorin e Policisë së Qarkut Shkodër, Hamdi Fjora.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit