Ushtria ruse po fillon tërheqjen e disa forcave nga rrethinat e kryeqytetit ukrainas, Kievit, në atë që amerikanë po e cilësojnë si “një ndryshim të madh në strategji”.
Sipas burimeve zyrtare të gazetarit amerikan të medias CNN, Jim Schiutto, këtë fakt e kanë konfirmuar dy eksponentë të lartë qeveritarë.
Vetë pala amerikane, po e vëzhgon lëvizjen e grupeve taktike të batalionit rus, njohur me shkurtimin BTG.
Po sipas Schiutto-s dhe burimeve të tij qeveritare, kjo lëvizje e palës ruse nuk është thjesht afatshkurtër për tu rigrupuar. Por, më së shumti, ka të bëjë me një ndryshim tërësor strategjie, pas dështimit për të rrëzuar pushtetin e Kievi.
Vetë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ka konfirmuar se do të nisë tërheqjen e disa trupave nga Kievi dhe Chernihivi.