Një 16-vjeçare rezulton të jetë zhdukur nga shtëpia në Tiranë pas denoncimit të bërë nga babai i saj.
Sipas njoftimit të policisë, 46-vjeçari A.K ka denoncuar në polici largimin e saj nga banesa ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më.
“Më datë 28.03.2022, shtetasi A. K., 46 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vajza e tij e mitur, shtetasja M. K., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, -_thuhe në njoftimin e policisë.