Përfaqësuesi Ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu në konferencë tha se në rastin e Alqi Bllakos është folur vetëm për inceneratorin e Fierit dhe jo për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës.
Gjithashtu ai shtoi se këto janë një çështje e vetme dhe Bllaku është prova e një dosje të vetme.
Për sa i përket hetimeve të SPAK, Logu theksoi se i përfshirë në aferën e inceneratorëve është dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi.
“Le të marrim rastin e deputetit Alqi Bllako, aty është folur se cilat janë përgjegjësitë e tij në inceneratorin e Fierit, por nuk është folur për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës.
Elbasani, Tirana dhe Fieri nuk janë çështje të ndara, janë një çështje e vetme ku janë përfshirë të njëjtët persona. Përfshirja e zotit Bllaku është prova e qartë që kemi të bëjmë me një dosje të vetme. Parcializimi i çështjes jo vetëm që nuk mund ta ndihmojë të vërtetën, por mund ta pengojë atë.
Në Këshillin e Ministrave Sekretari i Përgjithshëm sipas ligjit 9000 të 2003-shin ka disa detyra specifika ndër të cilat është kontrolli i ligjshmërisë i atyre akteve që i paraqiten për miratim Këshillit të Ministrave. Këtë detyrë e ka patur Ëngjëll Agaçi dhe tashmë SPAK-u e ka provuar që ai nuk e ka ushtruar detyrën që i është ngarkuar”, shtoi ai.