-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë kanë të përbashkët çiftet që janë bashkë (mbi) 1 dekadë

Kryesoret

10 vjet me dikë është një kohë vërtet e gjatë. Por çfarë është edhe më mbresëlënëse është fakti që të jesh sërish i dashuruar edhe pas një dekade së bashku. Mund të mos jetë e lehtë, por është e mundur. Ja disa gjëra të përbashkëta të çifteve që janë ende të lidhur me njëri-tjetrin edhe pas një dekade.

1 – Komunikojnë

“Të paturit një komunikim të hapur ndërton marrëdhënie reale dhe të qëndrueshme,” tha për Bustle Dr. Catherine Jackson, psikologe dhe neuroterapiste. Sipas saj, është e vështirë të jesh me një partner që ka pakënaqësi dhe negativitet. Sipas Dr. Jackson, çiftet që komunikojnë më shumë priren të debatojnë më pak dhe janë më të aftë për të trajtuar çdo konflikt. “Mungesa e tensionit që shpesh krijohet nga komunikimi i dobët, u lë hapësirë çifteve që përjetojnë më shumë gëzim, gjë që i bën të kenë një lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin,” tha ajo.

2 – Planifikojnë vazhdimisht takime të rregullta

Çiftet që planifikojnë takime të rregullta dhe e kanë prioritet të kalojnë kohë së bashku, kanë më shumë gjasa që të kenë jetëgjatësi në marrëdhënie. Këto takime janë një mënyrë e mirë për të pasur marrëdhënien e fortë edhe kur janë të zënë dhe jeta e përditshme është e ngarkuar. Gjithashtu u jep mundësinë që të kenë ato flirtet e zakonshme, si në fillim të lidhjes.

3 – Largohen diku në shoqërinë e njëri-tjetrit

Një qjë që Dr. Jackson u sugjeron çifteve është udhëtimi sa më shpesh të mundeni. Të qenit larg mjedisit të zakonshëm dhe rutinës së përditshme sjell energji të reja dhe u mundëson çifteve që të rilidhen sërish. Madje mund të mësoni gjëra të reja për partnerin/en.

4 – Kanë humor

Të kesh një sens të përbashkët humori mund të jetë vërtet e dobishme për marrëdhënien. Kur qeshni bashkë, mund ta mbani ndezur shkëndijën e dashurisë. Nëse nuk qeshni së bashku, mund të jeni shokë dhomë ose partnerë biznesi, por kurrsesi nuk keni lidhje dashurie.

5 – Bien dakord që të mos bien dakord

Nuk do të bini kurrë dakord për gjithçka, kështu që sa më shpejt ta pranoni këtë fakt, aq më shpejt do të jeni në gjendje të komunikoni me argumente dhe të jeni në rregull me mendimet e ndryshme. Të gjithë çiftet debatojnë, por ata që janë bashkë edhe pas shumë vitesh dinë si t’i zgjidhnin problemet sa më shpejt të jetë e mundur. Ata e dinë se “të fitosh në debat” nuk është aq e rëndësishme sa marrëdhënia.

6 – Janë të sjellshëm

Kur çiftet janë të sjellshëm me njëri-tjetrin, rrethohen nga energjia pozitive dhe kjo lloj energjie ju nevojitet për t’u lidhur më shumë me njëri-tjetrin. Është e vështirë të duash dikë që është i pasjellshëm dhe nxjerr në pah më të keqen tënde.

7 – Kanë qëllime afatgjata

Kur një çift fokusohet në qëllimin afatgjatë, ata e kuptojnë se çdo pengesë me të cilën përballen është thjesht e përkohshme. Çiftet që vazhdojnë të kenë një lidhje të fortë edhe pas shumë vitesh e dinë se mund të kapërcejnë çdo gjë, sepse ata janë një skuadër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit