15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas Durrësit, pezullohen lundrimet në Vlorë deri të premten

Kryesoret

Në Vlorë janë pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë, mjeteve te vogla lundruese, si edhe anijeve të peshkimit, e gjitha kjo si pasojë e motit të keq.

Raportohet se lartësia e dallgëve arrin në nga  2.50  deri  4.50  metra.

Kjo situatë pritet të zgjasë dy ditë, deri në mbrëmjen e 1 prillit, për mjetet e vogla lundruese  dhe  të peshkimit.

Njoftimi i plotë:

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datat 30 mars 2022 deri ne datën 01 prill 2022 do të jetë  në  drejtimin JUG-JUGPERENDIM dhe JUG-JUGLINDJE në  forcën  4-5bft 08-10m/s brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 deri 8bft 25-40m/s me lartësi dallge  nga  2.50  deri  4.50  metra.

1.Janë pezulluar tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë.

2.Janë pezulluar mjetet e vogla lundruese.

3.Janë pezulluar anijet e peshkimit.

4.Përmirësimi i situatës meteorologjike  të përkeqësuar në gjirin e Vlorës  dhe  jashtë saj  për mjetet e vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë në datën 01.04.2022 ora 22:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit