Një furgon ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht mbrëmjen e sotme në ambientet e një biznesi në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë.
Policia bën të ditur se furgoni është në pronësi të 43-vjeçarit A.P. dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:40, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, në ambientet e biznesit të shtetasit A. P., 43 vjeç, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti furgon, tip “Benz”, në pronësi të shtetasit të mësipërm. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.