Ditën e sotme Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, kryediplomatja amerikane bën të ditur se në takimin sotëm është diskutuar për të forcuar më tej bashkëpunimin me SHBA në zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit.
“Është thelbësore që të sigurojmë integritetin në veprimet e policisë, duke përfshirë operacionet dhe vendimet e personelit. Faleminderit oficerëve të policisë për guximin dhe sakrificat për të mbrojtur qytetarët. 💪”
I met w/@PoliciaeShtetit Gledis Nano today to strengthen 🇺🇸🇦🇱 cooperation in law enforcement & counter-terrorism. Essential to ensure integrity in police action, including operations & personnel decisions. Thanks to police officers for courage & sacrifices to protect citizens. 💪
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 30, 2022