-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bora Muzhaqi bën tjetër gafë: Shqiptarët nga nesër do të paguajnë zero taksë për taksat

Kryesoret

Ministrja për Rininë, Bora Muzhaqi ka bërë sërish një tjetër gafë teksa ka folur në publik. Nga foltorja e Kuvendit, Muzhaqi u ndal te kriza ekonomike dhe kritikat e opozitës, ndërsa dha sugjerimet e saj, duke u ndalur te ajo që e cilësoi ‘taksa zero për taksat’.

Ajo theksoi se duke nisur nga nesër shqiptarët do të paguajnë zero taksa për taksat, ndërkohë që fjalën e kishte për; ‘zero taksë për pagat’, ku i referohej vendimit për të zëruar taksat për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra që do të hyjë në fuqi nga 1 prilli.

TVSH për biznesin e vogël është më e ulëta në rajon. Le të flasim për tatim fitimin. Për bizneset e vogla është zero. Për biznesin e madh jemi në nivelin 15%, njësoj si në Serbi. Flasim edhe për taksën për punën. Një person që punon dhe tatohet në Shqipëri ka tatimin më të ulët në rajon. Me një taksë zero për taksat (pagat) deri në 40 mijë lekë duke vazhduar nga nesër. Qytetari shqiptar paguan më pak se të tjerët. Kur vini këtu dhe bëni krahasime thellojeni analizën dhe çojeni deri në fund. Nuk ka qytetar shqiptar që i besojnë analizat tuaja për pseudo ekonomistësh. Kjo qeveri do vazhdojë të jetë në krah të njerëzve në nevojë.

576 mijë përfitues do të mbështeten me një kompensim. Paketa e masave që ne propozojmë sot do lejojë që qeveria të vazhdojë dhe të jetë mburojë. Subvencionimi do të vazhdojë me mbështetje për fermerët. Qytetarët që lëvizin me transportin ndërqytetas do mbështeten nga qeveria që të mos paguajnë asnjë qindarkë më shumë. Kjo i lejon edhe sistemit të transportit është që të vazhdojë të funksionojë. Një tjetër vendimi i afruar në kohë është zerimi i taksës për pagën për pagat deri në 400 mijë lekë”, pohoi ministrja e kabinetit qeveritar ‘Rama’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit