Gjermania dhe Franca refuzojnë sërish kërkesën ruse për të paguar gazin në rubla.
Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck tha se Gjermania është e përgatitur për të gjitha skenarët, duke përfshirë ndalimin e flukseve të gazit rus në Europë. Ministri francez i Financave Bruno Le Maire, konfirmoi se Franca dhe Gjermania kundërshtuan kërkesën e Rusisë.