Pamjet që shihni vijnë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku shihen disa prej të arrestuarve për inceneratorët, që shoqërohen në ambientet e policisë.
LSA ka publikuar disa foto, ku shihet Pëllumb Abeshi, një prej zyrtarëve të akuzuar nga SPAK si i përfshirë në skemën e Inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit.
Kujtojmë se ditën e sotme Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar caktoi për të masën ‘arrest me burg’. E njëjta masë u caktua edhe për Bardhul Çabirin, ndërsa për Serafin Papën është caktuar ‘arrest shtëpie’.