-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet “Top Story”, akuza të rënda ndaj Vjollca Hoxhës dhe Sokol Ballës

Kryesoret

Ditën e sotme televizioni Top Channel ka vendosur të heq emisionin investigativ “Top Story për ta zëvendësuar në emisioni politik të drejtuar nga Sokol Balla.

Sipas një artikulli të publikuar në media e Top Channel, shkruhet se ekipi ligjor është duke përgatitur dosjen përkatëse, për t’jua përcjellë autoriteteve, për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore dhe dëmin që i është shkaktuar kompanisë nga anëtarët e emisionit “Top Story”.

Endrit Habilaj, kryredaktori i Top Storyt ka akuzuar pronaren e Top Channel se u ka vendosur gjobë biznesmenëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka reaguar ndaj kronisës të Top Channel se Top Story u mbyll për shkak se kishte gjobaxhinj, Habilaj ka kthyer të njëjtat akuza ndaj drejtuese së televizionit Vjollca Hoxha.

Nën akuzën e Habilajt ka rënë edhe Sokol Balla, drejtori i informacionit në Top Channel, për të cilin thotë se i ka vënë gjobë një kompanie veze.

Teksa rendit disa arsye, ai thotë se kronika e përgatitur nuk i bën nder askujt.

Reagimi i Endrit Habilajt:

Një sqarim për publikun!

Ky shkrim është i turpshëm dhe që nuk i bën nder jo Top Channel, por askujt.

Tani le të marrim me radhë disa fakte:

– E para, unë kam dhënë dorëheqjen në 28 shkurt 2022. Nga ajo ditë, nuk kam patur fare akses për emisionin Top Story.

– E dyta, emisioni “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, është realizuar nga Esmeralda Keta, fituese e dy çmimeve të BE. Tema është realizuar fare pa ndërhyrjen time. Dhe kjo mund të provohet lehtësisht duke kontaktuar Esmeraldën. Emisioni është anulluar dje, në 30 Mars 2022.

– E treta, emisioni i Rilindjes Urbane, ishte raportuar tek Bashkimi Europian, një projekt  që e fitoi nëpërmjet aplikimit tim dhe FES. Unë sot e kësaj dite, këtë temë nuk e kam parë.

– E katërta, një pyetje për Vjollca Hoxhën, a ke vënë gjobë ti ndaj Samir Manes, duke anulluar emisionin “Kadastra e Vlorës”?!

– E pesta, një pyetje për Sokol Ballën, a po i vë gjobë fabrikave të prodhimit të vezëve dhe çfarë gjobash i ke premtuar Vjollca Hoxhës, me ardhjen në Top Channel.

– E gjashta, zonja Hoxha, përse po i bie Kadastrës përditë, a ke kërkuar legalizimin e objektit Folie Marine dhe më pas ndërtimin e një kulle aty?

– E shtata, faqja e facebook, është krijuar nga ekipi i Top Story dhe me ardhjen e Sokol Ballës kjo faqe u kërkua ti kalohej atij. I sugjerojë të ngrejë një faqe vet, siç ka ngritur shumë gjëra.

– E teta, ekipi i Top Story, nuk është njoftuar për ndërrimin e emrit dhe që emisioni politik i Sokol Ballës do të merrte këtë emër.

– E nënta, thirrje për kolegët, ky është TOP CHANNEL!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit