Elita Ruda, moderatore dhe njëkohësisht partnerja e reperit Gjiko ka reaguar për herë të parë, pas më shumë se 2 javëve heshje.
Ditën e sotme, ajo ka publikuar një video me Gjikon ku shihen bashkë në makinë teksa i puth dorën. Në këtë mënyrë ajo ka treguar gjithë mbështetjen e saj për partnerin dhe se i shumëzon me zero të gjitha akuzat në drejtim të tij.
Ndryshe nga Elita, Gjiko ka reaguar publikisht për çështjen e bujshme duke deklaruar se e gjitha kjo është një sajesë dhe se kurrë në jetën e tij nuk ka dhunuar askënd. Në një reagim në rrjetet sociale, artisti shkruante se nuk do guxonte ta bënte me një vajzë në një moshë të tillë. Po ashtu ai mohon t’i ketë premtuar dikujt se do e ndihmojë në lidhje me karrierën.
“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike.”
Po ashtu, një reagim lidhur me këtë çështje ka ardhur edhe nga avokati i cili ka bërë me dije se janë ngritur disa padi.