Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata janë martuar zyrtarisht.
Kjo mund të duket si shaka për 1 prillin, por Dojna ka thënë se nuk është gënjeshtër për 1 prillin.
Kjo e fundit ka publikuar në Instagram disa foto nga ky moment, duke zbuluar që ndryshe nga çdo nuse me fustan, ka veshur një kostum të bardhë me atlete.
“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka”, ka shkruar Dojna krahas fotove, ku të dy shfaqen me lule në duar jashtë zyrës së Njësisë Bashkiake.
Disa ditë më parë Dojna zbuloi dhe gjininë e bebit të tyre, i cili është djalë.