Numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm, sidomos në muajin mars. Dhe bashkë me të janë harruar edhe masat që janë në fuqi.
Megjithatë Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme në lidhje me situatën e epidemisë dhe masat anti-COVID në vend. Sipas të gjitha gjasave, Komiteti do të ndalet vetëm te vaksinimi.
MASAT AKTUALE NË FUQI:
-Ata që janë të infektuar me virusin Sars Cov 2, pra që kanë rezultuar pozitivë me Covid do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga 10 ditë që ka qenë përpara;
-Vaksinimi është i këshillueshëm të fillojë që nga mosha 12 vjeç;
-Për të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit ose testit PCR negativ të kryer 72 orë para nisjes, dhe për ata që nuk kanë këto dokumente duhet të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Përjashtim nga ky rregull vetëm fëmijët deri në 6 vjeç;
-Në aeroporte do të lejohet të futen vetëm pasagjerët që udhëtojnë.