Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli raportoi këtë të premte masat që do vazhdojnë të mbeten në fuqi.
Ajo tha se situata paraqitet e qëndrueshme por kujdesi duhet të vijojë.
Komiteti i Ekspertëve vendosi të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve.
Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë brenda 48 orëve ose provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj.
Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen.
Qytetarët e konfirmuar me Covid të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit.
Vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore mos lejohet hyrja e familjarëvë për personat e shtruar.
Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj.
Në administratë duhet të kesh certifikatën e vaksinimit.