Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka postuar në rrjetet sociale se ka folur me presidentin francez Emmanuel Macron.
Gjatë bisedës, të dy liderët diskutuan mbi procesin e negociatave, rëndësinë e garancive të sigurisë dhe sigurimin e korridoreve humanitare nga qyteti port i Mariupolit, tha Zelenskyy.
Kjo vjen pasi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë rifilluan sot në internet – vetëm disa ditë pasi të dyja palët u takuan në Turqi për negociata ballë për ballë.
Më herët sot, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili po fliste në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, tha se asnjë “plan i miratuar” nuk ishte paraqitur ende pas bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë.
Continued talks with 🇫🇷 President @EmmanuelMacron. Told about countering Russian aggression. Discussed the negotiation process – the course and prospects, the importance of security guarantees. The initiative of 🇫🇷 on humanitarian corridors from Mariupol must be implemented!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 1, 2022