Bella Hadid është një nga ata njerëz që nëse vendosin diçka në mendjen e tyre, nuk ka sesi të mos e arrijnë.
Pasi ka dëshmuar vlerën e saj si modele, ajo tani kalon në sfidën e radhës dhe merret me aktrim.
Siç është paralajmëruar, supermodelja do të luajë në sezonin e tretë të kandidatit për Emmy Hulu, Ramy.
Lajmin e ka konfirmuar ajo përmes Instagramit, teksa ka theksuar se ndjen “nder dhe emocion”. Nuk e dimë ende nëse ajo do të luajë veten apo ndonjë personazh tjetër.
Seriali komedi bazohet në jetën e krijuesit dhe protagonistit të tij dhe eksploron mënyrën në të cilën një person e gjen veten mes një sekti që beson se jeta është një provë dhe brezit të tij që sfidon ekzistencën pas vdekjes.