Rëndësi ka dushi i rregullt, por nëse keni mundësi ta kryeni në darkë do ishte më mirë. Pse?
Sipas ekspertëve dushi në mbrëmje mund t’ju ndihmojë të flini më shpejtë. Nëse laheni 90 minuta para gjumit me ujë të ngrohtë kjo mund t;ju ndihmojë të flini më lehtë. Për ata që kanë probleme me pagjumësinë, dushi në mbrëmje është një zgjidhje.
Dushi para se të shkoni në shtrat mund t’ju ndihmojë gjithashtu me aknet. Flokët mbledhin bakteret dhe produktet grumbullohen gjatë gjithë ditës, dhe ndërsa koka qëndron në jastëk, e gjithë kjo papastërti transferohet në këllëfin e jastëkut dhe më pas në fytyrën tuaj. Për shkak se lëkura rigjenerohet ndërsa ne flemë, gjumi me lëkurë të pastër dhe të freskët do të thotë gjithashtu se qelizat e reja do të jenë të shëndetshme.
Nëse vuani nga alergjitë sezonale, dushi i natës mund të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e simptomave. Sipas ekspertëve, një dush në mbrëmje mund t’ju ndihmojë me kontrollin e djersës dhe si rrjedhojë aromës së keqe të trupit.
Nëse muskujt tuaj ju dhembin pas një dite të gjatë në punë, një dush i nxehtë mund t’ju lehtësojë. Edhe në këtë pikë, dushi në mbrëmje është shumë më i favorshëm.