Pasi ka reflektuar për ngjarjen, aktori Will Smith ka vendosur të japë dorëheqjen nga “Oscars”.
Në deklaratën e tij, ai shfaqet i penduar për atë që ndodhi dhe kërkon të marrë përgjegjësinë që i takon.
“I jam përgjigjur drejtpërdrejt njoftimit të seancës disiplinore të akademisë dhe do të pranoj plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme. Jam zemërthyer”, ka thënë aktori.
Dorëheqja e tij do të thotë se aktori humbet të drejtën e votës, por ende mund të nominohet për një Oscar dhe të fitojë një çmim për çdo shfaqje të ardhshme.
Akademia e ka pranuar dorëheqjen e Smith dhe do të vazhdojë me procedimet disiplinore kundër aktorit për shkelje të standardeve të sjelljes.