Boksieri shqiptar, Florian Marku do të zbresë në ring pas pak minutash për t’u ndeshur me boksierin britanik Chris Jenkins.
Marku do të mundohet që t’i mbrojë titujt e tij IBF në peshat e lehta në boks.
Me 11 ndeshje, dhjetë fitore e një barazim, Marku do të tentojë që sonte të na bëjë krenar të gjithëve.
Kujtojmë se përballja mes Florian Markut dhe Chis Jenkins do të zgjasë deri në dhjetë raunde (nëse nuk do të ketë nokaut), në luftë është titulli IBF.