Babi i vajzës më të përfolur të showbizit, 20-vjeçares Serena Sula i është përgjigjur pyetjeve pikante që fansat i kanë bërë modeles në Instagram.
I pyetur se çfarë mendonte për kërcimin twerk (lëvizja e të pasmeve), që vajza e tij ka kërcyer shpesh për fansat, ai ka thënë se është një punë e vështirë.
“Më besoni është shumë e vështirë që të bësh twerk. Është njëlloj si të jesh një pilot i mirë apo një delfin i mire, bukur me parametra”, thotë babai i Sulës i cili deklaroi se i ndjek performancat e vajzës së tij dhe se ndjehet krenar.
Serena Sula është një emër i njohur për kronikat rozë në mediat dhe portalet tona. Lidhja me ish-konkurrentin e Përputhen, Arjonin, por edhe për postimet dhe reagimet e saj, ajo është mjaft e njohur sidomos nga të rinjtë.