Arrestohet një 40-vjeçarë i shpallur në kërkim kombëtarë. 40-vjeçari me emrin Alfres Hithi banues në Drinas, Zall-Herr. 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia ka mundur të kapë në flagrancë Hithin gjatë një operacioni special të koduar me emrin “Zall-Herr”. Hithi do të ndiqet penalisht për veprën penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Tiranë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Zall-Herr”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zall-Herr”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Alfred Hithi, 40 vjeç, banues në fshatin Dritas, në Zall-Herr.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.