Para 20 vitesh dy dorëshkrime të Charles Darwin ishin vjedhur nga biblioteka e universitetit të Cambrigde-it, por si një dhuratë për Pashkët ato u dërguan sërish në vendin e tyre.
Ato janë kthyer në mënyrë anonime në një çantë rozë dhuratash, me një shënim “Gëzuar Pashkët”.
Artikujt e çmuar, në të cilat shkencëtari i famshëm parashtroi teorinë e tij të evolucionit rreth origjinës së jetës, u zbulua se mungonin në vitin 2001, por në atë kohë stafi besonte se ato mund të ishin vendosur gabimisht diku tjetër.