Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se dy të tretat e maqedonasve mbështesin Rusinë.
Ai gjithashtu tha se partitë shqiptare përfundimisht duhet të mblidhen bashkë dhe të kërkojnë ndryshime kushtetuese, kjo me qëllim që të hiqet 20% në Kushtetutë.
“Është fakt që dy të tretat e maqedonasve mbështesin Rusinë, është shumë e qartë. Fat i mirë këtij vendi, e sidomos shqiptarëve, që kemi një parti si LSDM-ja, e cila ka marrë guximin politik për t’i zgjidhur këto çështje, probleme disa dekadash, sidomos në raport me shqiptarët. LSDM po i humb zgjedhjet ndaj forcave nacionaliste në vend”, tha Thaçi.