Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat kishte parashikime të zymta për muajt në vijim.
Ajo u shpreh se pritet që në muajt në vijim të rriten akoma më shumë çmimet e produkteve, si pasojë e luftës në Ukrainë.
“Ne presim që inflacioni të pësojë rritje në muajt në vijim. Presim që inflacioni vjetor të shkojë 4.5%” tha ajo. Sa i përket rritjes ekonomike, sipas ministres këtë vit nuk pritet që të jetë më shumë se 3.5%.
Ndalur te viti i kaluar, Ibrahimaj u shpreh se investimet dhe konsumi kanë rezultuar me rritje për vitin 2021.
“Përveç Malit të Zi dhe Kosovës të gjithë të tjerët në rajon kanë pasur një rritje më të ulët në vitin 2021 se Shqipëria” tha ajo.