Gjatë mesditës së sotme, burime pranë zonës bëjnë me dije se një makinë ka përfunduar në liqenin e Bleshit, për shkaqe ende të pa qarta.
Mësohet se brenda makinës ndodhej vetëm shoferi, i cili ka mundur të dalë prej mjetit falë edhe ndihmës së dhënë nga të pranishmit në një biznes aty pranë.
Paraprakisht dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin teksa po lëvizte në një parkim aty pranë. Po punohet për nxjerrjen e mjetit nga ujërat e liqenit.