Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Road Guard 9”. Në pranga është vendosur një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për veprën penale “dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Më saktë, bëhet fjalë për 20-vjeçarin D. B. Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e kryer në bashkëpunim.
Shtetasi D. B. ishte shpallur në kërkim sepse nga veprimet hetimore ka rezultuar se ishte bashkëpunëtor me shtetasit E. L. dhe L. N. (të arrestuar në flagrancë), të cilët në datën 24.03.2022, në aksin Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kordhocë”, u kapën duke transportuar me automjetin e tyre, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA.
Materiale në ngarkim të shtetasit D. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.