-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e tretë në Kuvend, Yuri Kim takon Ballën për Presidentin e ri

Kryesoret

Mesditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar për herë të tretë brenda tre ditëve në Kryesinë e Kuvendit.

E ndërsa ditën e parë takoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, dje zhvilloi një bisedë me kryetarin e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, të cilit iu referua si kryetari në detyrën i Partisë Demokratike duke shkaktuar reagimin e ashpër të Sali Berishës. Në fokus ishin disa cështje, mes tyre negociatat për Presidentin e ri.

Sot shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë takoi në të njëjtën godinë, kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla për të njëjtën cështje, Presidentin e ri. Taulant Balla është një nga tre njerëzit e mandatuar nga Edi Rama për negociatat parlamentare për kreun e ri të shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit