-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haga i mbyll derën Thaçit

Kryesoret

Kolegji i Apelit të Gjykatës Speciale ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi për lirim nga paraburgimi. Paneli i Apelit ka konstatuar se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme.

Më tej në vendimin për refuzim të lirimit nga paraburgimi thuhet se Kolegji urdhëron Thaçin dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të paraqesin publikisht versionet e tyre të redaktuara brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për këtë vendim.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. Sipas aktakuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit